Festa e Shkollës në SHFK “Trebosh”

Në Shkollën Qendrore të fshatit Trebosh u realizua një program kulturor-artistik me rastin e Festës së Shkollës. Ky aktivitet u organizua nga nxënësit e të tri shkollave, me ndihmën e arsimtarëve dhe stafit të shkollës.

Me fjalë rasti programin e hapi drejtoresha e shkollës, znj. Samie Rakipi, e cila përshëndeti të pranishmit, u dëshiroi mirëseardhje dhe një qëndrim të këndshëm në ambientet e shkollës sonë. Ajo foli gjithashtu për të arriturat e shkollës gjatë këtij viti shkollor.

Më pas, fjalë rasti pati edhe z. Jasin Shaqiri, përfaqësues i Komunës së Zhelinës, i cili përshëndeti të pranishmit në emrin e tij personal dhe në emër të Kryetarit të Komunës, z. Blerim Sejdiu. Ai përgëzoi nxënësit për të arriturat e tyre dhe vlerësoi punën e palodhshme të stafit arsimor të shkollës sonë.

Drejtoresha znj. Samie Rakipi, së bashku me përfaqësuesin e Sektorit të Arsimit, z. Lazim Idrizi, ndanë Mirënjohje për arsimtarët veteranë të shkollës sonë për kontributin e tyre shumëvjeçar në edukimin e gjeneratave. Arsimtarët e nderuar ishin:

Feran Mamuti, Barije Ajdini, Nevzat Memeti, Azbije Ramani, Sherif Sulejmani, Salajdin Osmani, Nizafete Aliu, Mesut Zulbehari, Lumturije Imeri, Zulqufli Imeri, Iljaz Osmani, Florinta Fetahu, Zehedi Nazifi, Habide Saidi dhe Vebi Veliu.

Për angazhimin dhe sukseset në procesin edukativo-arsimor, si dhe për përfaqësimin e denjë të shkollës në gara komunale dhe ndërkomunale gjatë këtij viti shkollor, me Mirënjohje u shpërblyen edhe arsimtarët:

Illzana Jonuzi, Elmedin Shabani, Xhenait Nafiu dhe Muaxher Haruni.

Programi u moderua nga nxënësja Ardita Aliu.

Një falënderim i veçantë për të gjithë ata që kontribuuan në përgatitjen dhe realizimin e këtij programi kulturor-artistik.

Urime Festa e Shkollës!