Shkolla Fillore Komunale Fan Noli

Zhvillimi historik i arsimit në fshatin Trebosh

Zhvillimi historik në F. Trebosh është i pasur me faktografi për sa i përket burimeve materiale, të shkruara dhe gojore. Në këtë vit festojmë 81 vjetorin (1940-2021) e fillimit të arsimit të nxënësve të këtij fshati dhe 36 vjetorin e mëvetësimit të shkollimit fillor në Trebosh (1985-1986).


Ishte e arsyshme të shpalosim arhivin e shkollës që disponojmë dhe disa aktivitete tjera edukativo-arsimore dhe kulturore me të cilët njoftojmë të gjitha gjeneratat me ecurinë e zhvillimit historik të kësaj shkolle. Në vitin 1940 faktet flasin se në mungesë të objektit të shkollës fëmijët e këtij fshati ndjekin mësimin në fshatin Xhepçisht, verifikon dëftesa dhe foto e vitit 1940.
Gjenerata e parë që kanë ndjekur mësimin në Xhepçisht janë: Ixhadet Bexheti, Abdimexhit Kadriu, Nevzat Ziberi dhe Xhevdet Memeti.